Maqedoni

Parashikimi i motit

03.11.2025 08:52

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite në disa lugina me shfaqje të mjegullës...

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite në disa lugina me shfaqje të mjegullës. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut dhe mundësi për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
 
Temperatura minimale do të jetë ndërmjet 1 dhe 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 21°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite në disa pjesë të luginës me mjegull të lehtë. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18°C.
 
Në periudhën që vijon pritet moti pjesërisht me vranësira, në disa lugina me mjegull të mëngjesit. Të martën do të ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri në kohë të caktuara e fortë nga veriu, me ulurje të temperaturave ditore për disa gradë. Të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë moti kryesisht stabil, ndërsa reshje lokale shiu priten sërish gjatë fundjavës së ardhshme.