Maqedoni

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të paraqesin gjetjet për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025

03.11.2025 09:00

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga OSBE – ODIHR sot do të mbajnë konferencë për shtyp...

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga OSBE – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) sot do të mbajnë konferencë për shtyp, në të cilën do të paraqesin gjetjet e tyre pas raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025.
 
Siç është paralajmëruar, në konferencë do të flasin Matteo Mecacci, shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it dhe Stefan Krause, zëvendës-shefi i Misionit.
 
Në gjetjet dhe konkluzionet paraprake pas raundit të parë, vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan se zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor kanë qenë konkurruese dhe u kanë mundësuar zgjedhësve një zgjedhje të vërtetë midis alternativave të ndryshme politike, por kanë qenë të errësuara nga mangësi ligjore, kapacitete të kufizuara institucionale dhe polarizim i lartë politik.