Maqedoni
Pjesë të pesë komunave të Shkupit sot pa rrymë
03.11.2025 09:18
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten pjesë të pesë komunave të Shkupit....

Nga EVN Maqedoni njoftojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten pjesë të pesë komunave të Shkupit.
Pa rrymë nga ora 08:00 deri në 14:00 do të mbeten përdoruesit nga një pjesë e fshatit Dolno Lisiçe, në Komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 08:30 deri në 12:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Dimçe Miloshevski” në Komunën Gazi Babë, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit.
Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë edhe:
- nga 09:00 deri në 12:00, për përdoruesit nga një pjesë e rrugës “1” në fshatin Sopisht, Komuna Sopisht;
- nga 09:00 deri në 13:00, për përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Dimitar Mirsaxhev” në Komunën Kisella Vodë;
- dhe nga 09:00 deri në 15:00, për përdoruesit e objekteve në afërsi të rrugës “Lerinska” nr. 3 në Komunën Karposh.
