Maqedoni

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të veprojë mbi lëndë zgjedhore

03.11.2025 09:35

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) sot do ta mbajë mbledhjen e 24-të....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) sot do ta mbajë mbledhjen e 24-të.
 
Në rend dite, siç njofton KShPK, janë:
– Miratimi i Vlerësimit të rreziqeve nga korrupsioni për nevojat e përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030,
– si dhe Metodologjia për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030.
 
Anëtarët e KShPK-së do të veprojnë mbi lëndë zgjedhore, si dhe mbi lëndë të tjera, dhe do ta shqyrtojnë Raportin nga kontrolli antikorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor, Kreu VI, si dhe pjesën “Fushata zgjedhore” me nënkapitull “Përfaqësimi në media” nga neni 75 deri në nenin 76-d.