Botë

Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

03.11.2025 10:46

Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij....

Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij.
 
Sipas mediave, Steven Palmer, përdori avionin për udhëtime personale për të parë të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country Alexis Wilkins. Ajo do të këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje boksi.
 
Në një deklaratë në “X”, Palmer mohoi akuzat duke i quajtur ato thashetheme të pabaza dhe zhurma nga anarkistët e internetit.
 
Ai e mbrojti jetën e tij private duke e quajtur Wilkins një patriote të vërtetë dhe partneren e tij të jetës.
 
Steven Palmer, drejtonte Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të FBI-së, që merret me kërcënime madhore të sigurisë dhe mbikëqyr ajrore të agjencisë.