Maqedoni
Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit
03.11.2025 11:30
Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE ka shpallur fitore në garën për Qytetin e Shkupit...

Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE ka shpallur fitore në garën për Qytetin e Shkupit. Nga 98.55% e votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit, Gjeorgjievski ka marrë 94.214 vota, kundrejt Amar Mecinoviqit nga E Majta, i cili ka marrë 59.959 vota.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultateve, tha se rezultatet përfaqësojnë një fitore për popullin dhe energjinë e re që po e çon vendin përpara, dhe jo një arsye për gëzim politik.
“Nuk jam i lumtur për debaklin e LSDM-së, por ky është një reflektim se ajo parti nuk është reformuar. Sonte nuk po festojmë humbjen e tyre, por energjinë e re që po e çon vendin përpara.”, tha Mickoski.
Ai theksoi se çdo votë e fituar është një detyrim dhe përgjegjësi për VMRO-DPMNE-në që të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve.
