Maqedoni
Procesi zgjedhor në Bërvenicë, Ramadani: Kërkoj takim me ndërkombëtarët
03.11.2025 11:44
Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Ramadanit, ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës.
“Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore, në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë. Është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.”, shkruan Ramadani.
