Maqedoni
Liderë partiakë në takim të ri për dalje nga kriza
26.05.2015 09:07
Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja...

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja sot në Shkup do të mbajnë takim të ri për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend.
Në takimin e tretë të sotëm në Klubin e deputetëve, sikur dhe në dy takimet e mëparshme do të jenë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.
Takimi para një javë përfundoi pa marrëveshje konkrete.
Në takim është konkluduar se për të avancuar negociatat duhet të vërtetohen parimet për negociata, që të sigurohet barazia e të gjitha palëve dhe garancia se ajo që është rënë dakord me të vërtetë do të respektohet.
Ndërkohë në Strasburg u zhvillua edhe një takim i Gruevski dhe Zaevit me tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe eurokomisarit Johanes Han. Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve, thuhej në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone midis delegacioneve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Në një deklaratë për Radion sllovene, raportuesi evropian për Maqedoninë Ivo Vajgël tha se është nënshkruar non pejpër për bisedime të mëtutjeshme./mia
