Maqedoni
Dimitrievski: Fitorja s’është e imja, është e Kumanovës
03.11.2025 11:59
Dimitrievski festoi fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë....

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, së bashku me bashkëpartiakët nga Lëvizja “E di - Për Maqedoninë Tonë” dhe partnerët e koalicionit nga VMRO-DPMNE festoi fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë. Dimitrievski tha se kjo është fitore e qytetarëve dhe falënderoi ata për mbështetjen edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Obligimi im është të vazhdoj të punoj për Kumanovën time, por edhe që Lëvizja “E di” të vendoset në skenën politike. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët, mesazhi është kuptuar. Kjo fitore nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh se e dinim se kush ishte në anën tjetër dhe cilat lobi dhe grupe i mbështetën. Fitorja nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh faktin, sepse e dinim se kë kishim në anën tjetër dhe cilat grupacione afariste e mbështetën konceptin tjetër, por se fitorja është ishte e qartë.”, - deklaroi Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “E di”.
