Minifutboll, përfundoi aventura e Forcës në arenën Evropiane
03.11.2025 14:26
Kampioni vendor i minifutbollit Forca nga Kumanova është eleminuar nga garat eliminatore të Ligës së Kampionëve...

Kampioni vendor i minifutbollit Forca nga Kumanova është eleminuar nga garat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Forca në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë “main round”, të kësaj gare ka pësuar humbje të thellë nga Kyev i Ukrainës me rezultat 10:0. Forca për në turneun eliminator që u mbajt në Slloveni,kishte udhëtuar si dominuese nga paraeliminatoret që u zhvilluan në Kumanovë. Këta në terren të vet kishin tri fitore në po aq ndeshje me golaverazhin 1:0, ndërsa në Lubljanë, patën një dështim të plotë përballë dy skuadrave ukrianse Hit dhe Kyev si dhe sllovenët e Vrhnika.
Në të tria takimet kumanovarët pësuan disfatë, me një golaverazh 24:4. Humbjen më të madhe e pësuan në ndeshjen e tretë me 10:0 nga Kyev, skuadër kjo e cila së bashku me Hit dhe Vrhnika shkojnë në mesin e 16 skuadrave më mira, ku do të jetë edhe Prishtina 01 e cila në Grupin e 4, u rendit në pozitën e tretë. (Gazetar: Safet Ademi)
