Jagiellonia para Shkëndijës pësoi disfatën e dytë resht
03.11.2025 14:29
Në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit polak të futbollit skuadra e Jagiellonias në terren vendas me 2:1 u mung nga Rakov....

Në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit polak të futbollit skuadra e Jagiellonias në terren vendas me 2:1 u mung nga Rakov. Kundërshtari I radhës i Shkëndijës në Ligën e Konferencës, në Shkup do zbarkojë me dy humbje resht në kampionat. Jagiellonias më parë kishte dy fitore në kampionatin e tyre vendor.
Vendasit golin e nderit e shënuan në minutën e 80 të ndeshjes, kur edhe u vendos rezultati përfundimtar 1:2 për skuadrën e shtatë në renditje. Shkëndija dhe Jagiellonia, do të përballen mes vete me 6 nëntor në Shkup, në kuadër të javës së 4-tër, të Ligës së Konferencës. Shkëndija është e 20-ta me 3 pikë, ndërsa Jagiellonia me 4 pikë e mban pozitën e 10-të. (Gazetar: Safet Ademi)
