Maqedoni

Kuvendi do ta mbajë seancën e 49-të

26.05.2015 09:18

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 49-të në suaza të të cilit do të diskutohet për Propozim-ligjet...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 49-të në suaza të të cilit do të diskutohet për Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, në lexim të parë dhe për propozim-ligjin e plotësuar për masa doganore për zbatim të mbrojtjes të të drejtës nga pronësia intelektuale, në lexim të dytë.
 
Në rendin e ditës janë edhe propozim ligjet për ratifikim të Marrëveshjes  mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në mekanizmin për mbrojtje civile të Unionit, marrëveshja  mes Qeverisë së Maqedonisë dhe qeverisë spanjolle  për këmbim dhe mbrojtje të përbashkët  të informatave të klasifikuara, marrëveshja për bashkëpunim ekonomik mes Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshja mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës Socialiste të Vietnamit për nxitje të përbashkët dhe mbrojtje të investimeve.
 
Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, propozim-ligji për shlyerje të interesave të obligimeve të dorëzuara sipas bazës së kontributeve nga sigurimi i obliguar social dhe sipas propozim-ligjeve për ndryshime dhe plotësime të ligjit për sistem njësportelësh  dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar  dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë të ligjit për tregti dhe ligjit për aviacion, të gjitha në lexim të parë.
 
Në seancën e sotme kuvendore është edhe raporti vjetor për punë të këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 dhe Raporti vjetor për punë të këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014.
 
Mes pikave për seancën kuvendore të 49-të janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për procedurë tatimore, të Ligjit për regjistër qendror dhe të ligjit për punë devizore, në lexim të parë.
 
Ashtu siç ishte paralajmëruar, deputetët e agjendës për seancën e sotme e kanë edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, sipas procedurës së shkurtuar, Propozimi i ligjit  për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektorat shtetëror për bujqësi, në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe sendet e konfiskuara në procedurën penale dhe shkelëse, në lexim të parë.
 
Në rendin e ditës të seancës së 49-të janë edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për ndalim të korrupsionit, propozim-ligji për plotësime të Ligjit për shitje të tokave bujqësore në pronësi shtetërore dhe propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurë tatimore, të gjitha në lexim të parë./mia