San Antoni humb ndeshjen e parë, Oklahoma ekipi i vetëm pa humbje
03.11.2025 14:31
Skuadra kampione në fuqi Oklahoma, është e vetme pa asnjë humbje deri më tani këtë sezon në NBA....

Skuadra kampione në fuqi Oklahoma, është e vetme pa asnjë humbje deri më tani këtë sezon në NBA. Ata mposhtën 137-106 New Orleans. Tetë basketbollist realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 30 pikë. Tek New Orleans me 20 pikë më i spikatur ishte Zion Williamson. Oklahoma ka sukses maksimal 7 ndeshje 7 fitore, ndërsa New Orleans ka 6 humbje në po aq ndeshje.
Phoenix Suns në terrenn të vet ne rezultatin 130:118 e mundën San Antonio Spurs, për të cilët ishte kjo humbja e parë në këtë sezon të ri të NBA-së. Devin Booker me 28 pikë e 13 asistime ishte violina e parë e vendasve. Victor Wembanyama nuk ishte i disponuar dhe ndeshjen e përfundoi me 9 pikë dhe po aq kërcime.
Në radhët e San Antonios, me lojën e mirë u dallua Stephon Castle me 26 pikë. Phoenix ka 3 fitore e 4 humbje, ndërsa San Antonio ka 5 fitore 1 humbje. Humbjen e parë pëson skuadra e Chicago, që u mund 128-116 nga New York, ndërsa vjen fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundi 130-120 Miami. Slloveni Luka Donçiç realizoi “triple –double” me 29 pikë, 11 kërcime e 10 asistime. (Gazetar: Safet Ademi)
