Maqedoni

Përfaqësimi mediatik në zgjedhje, KShPK shqyrton rreziqet rregullatore në Kod

03.11.2025 15:22

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shqyrtoi dhe miratoi Raportin mbi shqyrtimin anti-korrupsion të dispozitave të Kodit Zgjedhor...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shqyrtoi dhe miratoi Raportin mbi shqyrtimin anti-korrupsion të dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe Fushatën Zgjedhore me nëntitull "Përfaqësimi Mediatik". Sipas nënkryetares së këtij institucioni, Cveta Ristovska, KShPK-ja ka identifikuar tre rreziqe rregullatore me përkufizimin aktual të procesit të reklamave politike të paguara në Kodin Zgjedhor, për shkak të terminologjisë së paqartë, e cila mund të interpretohet ndryshe.
 
“Kjo hap hapësirë për subjekte të caktuara që zbatojnë ligjin ta interpretojnë  ndryshe dhe ta zbatojnë atë në të dyja rastet. KShPK-ja rekomandon përdorimin e një gjuhe të qartë për dispozitat ligjore mbi reklamat politike të paguara nga transmetuesit në nenin 75 f paragrafi 1. Në pjesën ku thotë "maksimumi katër minuta" gjithashtu çon në paqartësi, sepse siç është shkruar, paragrafi 1 përcakton kufirin e sipërm të reklamimit politik të paguar, i cili nuk duhet të tejkalohet, por kufiri i poshtëm nuk është i përcaktuar.”, - deklaroi nënkryetarja e KShPK-së, Cveta Ristovska.
 
Ristovska theksoi se KShPK-ja rekomandoi harmonizimin e nenit 75 f, paragrafi 1 dhe nenit 2, pika 14 me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë dhe trajtimit të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas saj, rreziku i tretë rregullator lidhet me mospërputhjen e përkufizimit të pjesëmarrësve në fushatë me hapësirën reklamuese në mediat elektronike (portalet e internetit), e cila përcaktohet në nenin 75 f, paragrafi 12 i Kodit Zgjedhor. Ristovska vuri në dukje se edhe këtu, KShPK-ja rekomandon harmonizimin e terminologjisë dhe shtoi se neni 75 f paragrafi 13 i Kodit Zgjedhor thotë se transmetuesit dhe mediat e shkruara dhe elektronike janë të detyruar t'u sigurojnë të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor akses të barabartë në reklamat politike të paguara. Ajo shtoi se ekziston një konflikt midis paragrafit 1 dhe paragrafit 13 të nenit 75 f në lidhje me kriteret për shpërndarjen e minutave dhe sekondave. 
 
FITIM KRYEZIU