Maqedoni
Mickoski në Samitin për Zgjerimin e BE-së në Bruksel
04.11.2025 09:29
Kryeministri Mickoski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, që nga dje ndodhen për një vizitë dyditore pune në Bruksel....

Kryeministri Mickoski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, që nga dje ndodhen për një vizitë dyditore pune në Bruksel. Përveç shumë takimeve bilaterale, është parashikuar edhe një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
Në fokus janë integrimet evropiane të Maqedonisë. Sipas raportit për progresin e vendit në rrugën evropiane, të cilin Komisioni Evropian pritet ta publikojë zyrtarisht sot, Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në agjendën reformuese, gjë që dëshmohet edhe me shlyerjen e dy kësteve të mjeteve financiare në kuadër të planit për zhvillim të Ballkanit Perëndimor.
