Maqedoni

Komisioni Evropian do të publikojë Raportin e Progresit për RMV-në

04.11.2025 09:55

Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Kuvend Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut....

Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Kuvend Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Majkëll Rokas.
 
Autoritetet kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, thuhet në raport. Megjithatë, vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur sundimin e ligjit, në veçanti mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, dhe për të rritur luftën kundër korrupsionit, dhe se është bërë “përparim i kufizuar” në fushën e reformës gjyqësore.
 
Raporti gjithashtu përsërit qëndrimin e tij të shprehur më parë mbi nevojën për të zbatuar “me mirëbesim nga të gjitha palët” marrëveshjet dypalëshe të lidhura, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë. Vërehet gjithashtu se ndryshimet kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk përfaqësojnë shumicën, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, për të cilën vendi ka marrë një detyrim, ende nuk janë miratuar.