Botë

Përfundoi kryengritja në burgun brazilian, nëntë të vrarë

26.05.2015 10:20

Kryengritja në burgun Feira de Santana, në verilindje të Brazilit, me ç'rast janë vrarë nëntë persona...

Kryengritja në burgun Feira de Santana, në verilindje të Brazilit, me ç'rast janë vrarë nëntë persona, përfundoi me lirimin e 70 pengjeve, kumtoi policia.
 
"Pas 18 orëve bisedime përfundoi kryengritja", deklaroi zëdhënësi i policisë.
 
Kryengritja ka shpërthyer të dielën gjatë vizitës në burgun Feira de Santana, 100 kilometra nga qyteti Salvador de Bahi.
 
Të burgosurit të dielën kanë vrarë tetë të dënuar, ndërsa i nënti i është nënshtruar plagëve.
 
Në burgun të parashikuar për 644 të dënuar, vuajnë dënimin 1.467 persona./mia