Maqedoni

Konferencë për E-Tregtinë, Stankov: Pjekuria digjitale është ende e ulët

04.11.2025 14:09

Blerja online është një e përditshme për milionë njerëz në mbarë botën, por edhe në vendin tonë...

Blerja online është një e përditshme për milionë njerëz në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, të cilët, përmes përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale moderne, qytetarët vendosin t’i shmangin radhët dhe turmat e gjata duke blerë online nga shtëpitë e tyre. Megjithatë krahasuar me vendet fqinje të rajonit, vendi ynë ngadalëson nga përqindja e blerjes online. Këtë e tha kryetarja e Shoqatës për E- Tregti, Nina Angellovska Stankov, gjatë konferencës së tetë rajonale të tregtisë elektronike. Sipas saj, ka rritje të blerjeve online, por nuk është e mjaftueshme. Pjekuria digjitale është ende në nivel të ulët, se vendi ynë nuk është mjaftueshëm i përgatitur për të përdorur përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe është koha, tha ajo, të punohet për ta përshpejtuar atë.
 
"Mesatarisht, 27 për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor shesin online, por ka një zhvillim të pabarabartë. Nëse kemi vende me 48 për qind, ndërsa Maqedonia ka vetëm 19 për qind të kompanive që shesin online. Mesatarisht, vetëm dy për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor përdorin mjete të inteligjencës artificiale, për të përmirësuar punën dhe produktivitetin dhe në tregtinë elektronike gjithashtu. Në Maqedoni, vetëm një për qind e kompanive përdorin mjete të inteligjencës artificiale.", - deklaroi kryetarja e Shoqatës për E-Tregti të Maqedonisë – AETSM, Nina Angellovska Stankov.
 
Andonovski: Mbështesin zhvillimin e E-Tregtisë
 
Qeveria është e përkushtuar drejt avancimit të tregtisë elektronike si shtyllë e ekonomisë, përmes zbatimit të strategjisë së qartë për transformim digjital, tha ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, duke thënë se po punohet drejt zvogëlimit të pengesave administrative për qytetarët dhe kompanitë. 
 
"Ndërveprimi që e kemi mundësuar falas për më shumë se 76 institucione dhe kompani - me më shumë se 2.6 milionë transaksione të sigurta në muaj dhe një rritje prej 260 për qind - përfaqëson jo vetëm një sukses për administratën, por edhe një mundësi për sektorin privat. Hap hapësirë për shërbime digjitale, shkëmbim të sigurt të të dhënave, qasje të shpejtë në të dhënat e nevojshme administrative dhe modele të reja biznesi që lidhin shtetin dhe kompanitë në një ekosistem të përbashkët digjital.", - theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski. 
 
Ministria e Transformimit Digjital përmes Qendrës Evropiane Digjitale të Inovacionit tani më u mundëson kompanive të vogla dhe të mesme qasje në laboratorë, pajisje digjitale dhe mbështetje eksperte për testimin e teknologjive të reja para investimit, tha Andonovski.
 
REXHEP QAMILI