Maqedoni
Protestojnë punëtorët në “Parqe dhe Gjelbërim”, kërkojnë t’u paguhet paga e shtatorit
04.11.2025 14:34
Punonjësit e Ndërmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” presin që gjatë ditës të marrin pagën për shtatorin dhe sigurimin shëndetësor...

Punonjësit e Ndërmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” presin që gjatë ditës të marrin pagën për shtatorin dhe sigurimin shëndetësor. Një garanci të tillë ata e kanë marrë nga drejtori i ndërmarrjes. Kryetari i Sindikatës së Shkallës së Lartë të Administratës Shtetërore, Goran Risteski, në një deklaratë thotë se kanë zhvilluar një takim me drejtorin, ku u është thënë se pritet të transferohen para nga Qyteti i Shkupit dhe nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, të cilat do të përdoren për pagesën e pagave për punonjësit. Në të kundërtën ata parlajmlëruan se do të bojkotojnë punën.
“Nuk është në rregull, në mënyrë solidare t’u jepen pagat ndërmarjeve tjera publike për muajin tetor, ndërsa ne akoma të mos kemi pagën e shtatorit. D.m.th. dikush i merr, dikush jo. Këto para janë të qytetarëve, të cilët janë të parapara për punëtorët. Përndryshe ka një aksion, pra është parashikuar se në 72 orët e ardhshme të pastrohet i gjithë qyteti. Por, punëtorët do ta bojkotojnë nëse nuk i marin pagat.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së shkallës së lartë të Administratës Shtetërore, Goran Risteski.
Nga sindikata është theksuar se deri sa të paguhet paga, ata do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Detyrë e menaxhmentit të “Parqeve dhe Gjelbërimit”, sipas marrëveshjes kolektive, është të paguajnë edhe shpërblime jubile, regres për pushim vjetor, kompensim për pension dhe kompensim për anëtar të familjes së ndjerë, por kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2022, thekson Risteski. Për momentin, vendimi për grevë, siç tha ai, mbetet i pezulluar derisa të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat ligjore në dispozicion për zgjidhje paqësore të problemit. Sipas Risteskit, ata po përgatiten që problemin ta zgjidhin përmes arbitrazhit.
BELINDA KOKA ADEMI
