Paraqitja e liegjionarëve, Krasniqi e Hoxha në ekipet e javës
04.11.2025 15:55
Lojtarët shqiptarë ndeshje pas ndeshje marrin vëmendjen në kampionatet e huaja, duke treguar kështu potencialin e tyre....

Lojtarët shqiptarë ndeshje pas ndeshje marrin vëmendjen në kampionatet e huaja, duke treguar kështu potencialin e tyre. Ermal Krasniqi hyri si zëvendësues për Legia Varshavë dhe shënoi një gol dhe mjaft vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Ëidzeë Lodz. 27-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës në Poloni, teksa është vlerësuar me notën 8.3. Sulmuesi kosovar në këtë ndeshje luajti 25 minuta dhe ky ishte goli I tij I parë në këtë sezonë ku luajti 8 ndeshje.
Anësori shqiptar Arbër Hoxha, tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në Kroaci. Sulmuesi i kombëtares Hoxha arriti të shënonte golin e rradhës në kampionatin kroat me fanellën e Dinamo Zagreb. Ai në derbin e listës së futbolit kroat Dinamo Zagreb – Rijeka, pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë u shpërblye me përzgjedhjen në formacionin e javës. Hoxha e luajti tërë ndeshjen, ndërsa në minutën e 84 ia doli të shënontë për 2:1 në të mirë të Dinamos. Për paraqitjen e tij mori notën 7.5.
Xhaka shënon gol në Premier League
Mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka, ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier League dhe ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një barazim 1:1 ndaj Everton në shtëpi. Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Premier League dhe ka qenë përballja e parë midis këtyre dy skuadrave pas tetë vitesh. Për Xhakën ky është goli i parë me fanellën e skuadrës së Sunderland. Më herët, ai ka dhuruar edhe 3 asiste. Xhaka u transferua në verë, nga radhët e Leverkusenit. (Gazetar: Safet Ademi)
