Futboll, mbrëmja e sotme te kampionët premton spektakël

04.11.2025 15:57

Sonte në program janë planifikuar nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve të UEFA-s

Sonte në program janë planifikuar nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Do kemi disa ndeshje shumë interesante në grupe ku çdo pikë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për kualifikimin në fazën eliminatore. Vëmendja është përqëndruar tek takimet midis Liverpool dhe Real Madrid, si dhe përballjes midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupit, trajneri i Blancos, Xabi Alonso foli në një konferencë për shtyp.
 
“Nga njëra anë, është një klasik, është një ndeshje e madhe në futbollin evropian, Liverpool kundër Real Madrid, për shkak të historisë së saj, për shkak të së tashmes, sepse po luajmë për Ligën e Kampionëve, është një ndeshje që tifozëve u pëlqen ta shikojnë.”, u shpreh trajner i Real Madridit, Xabi Alonso.
 
Kampioni aktual evropian PSG, presin sonte Bayern-in e Mynihut. Të dyja skuadrat në fillim të sezonit kanë një formë të shkëlqyeshme. Në ligën e kampionëve PSG dhe Bayerni, kryesojnë renditjen me sukses të plotë në tri javët e para, ndërsa gjermanët në Paris, kanë zbarkuar me një seri fitoresh impresonuese 15 ndeshje 15 fitore. 
 
“Për të ditur se cila është skuadra më e mirë në Evropë, duhet të presim deri në fund të sezonit. Duhet të presim dhe të shohim se sa trofe do të fitojë skuadra. Tani për tani, Bayern është shumë i fortë, gjithmonë është i fortë. E dimë sa e vështirë do të jetë ndeshja, por ne jemi gati.”, u shpreh trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
 
PSG e kishte fituar titullin e kampionit evropian  edicionin e kaluar në "Allianz Arena" të Munich. Por jo më pak intersante nuk do jenë as ndeshjet - Atlético Madrid – Union Saint-Gilloise, Juventus – Sporting, apo befasia e madh Bodø/Glimt – AS Monaco ose Tottenham – København. Ndeshjet në fjalë do nisin në ora 21:00. (Gazetar: Safet Ademi)