Lakers në vendin e tretë, në perëndim Indiana pëson disfatën e gjashtë
04.11.2025 15:58
Finalistët e sezonit të kaluar, Indiana Pacers, vazhdon me rezultatet e dobëta këtë sezon...

Finalistët e sezonit të kaluar, Indiana Pacers, vazhdon me rezultatet e dobëta këtë sezon, duke u mundur në shtëpi nga Milëaukee Bucks 115-117. Heroi i fitores së mysafirëve ishte Giannis Antetokounmpo, i cili goditi një gjuajtje nga vija e gjuajtjeve të lira me tingullin e sirenës, duke kurorëzuar kështu duelin në mënyrën më të mirë në të cilin ishte shënuesi dhe kërcyesi i parë me 33 pikë dhe 13 kërcime. Tek skuadra vendase Pascal Siami, shënoi 32 pikë. Milwaukee vazhdoi kështu nisjen e mirë të sezonit, tani është në përpjestimin 5-2, ndërsa Indiana ra në 1-6.
Skuadra e Lakers fitoi 123-115 ndaj Portland jashtë fushe, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Suksesi i katërt radhazi për kalifornianët mban emrin e Ayton, autor i 29 pikëve. Lakers tani është në përpjestimin 6-2,ndërsa Blazers në 4-3. Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mposhti 120-119 Clippers. Skuadra e Houston, falë 53 pikëve të dyshes Sengun-Thompson, mundi 110-102 Dallas. Denver në parket vendas me 130:124 e mundi Sakramento dhe tani është në përpjestimin 4-2, ndërsa Sacramento ne 2-5. (Gazetar: Safet Ademi)
