Ekonomi

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve hyjnë në fazën përfundimtare

26.05.2015 11:41

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj në suaza të të ashtuquajturit Grupi i Brukselit sot priten të hyjnë në fazën përfundimtare...

Burime qeveritare në Athinë njoftuan se ekipi teknik grek i cili merr pjesë në negociata do të bëjë përpjekje t'i mbyllë të gjitha çështjet e hapura sa është e mundur më shpejt, por pa ndryshim të linjave të kuqe të Qeverisë.
 
Mes temave për të cilat do të diskutohet këto ditë janë edhe normat e TVSH-së hendeku fiskal dhe sistemi për sigurim social./mia