Maqedoni

Sot mbledhja e 530-të e Këshilli Gjyqësor

05.11.2025 09:17

Këshilli Gjyqësor do ta mbajë mbledhjen e tij të 530-të, e cila është caktuar për në ora 10:00....

Këshilli Gjyqësor do ta mbajë mbledhjen e tij të 530-të, e cila është caktuar për në ora 10:00. Në rend dite është shqyrtimi i një numri ankesash dhe parashtresash të dorëzuara nga qytetarë dhe subjekte juridike, që kanë të bëjnë me punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe vetë gjykatave.

Përveç kësaj, anëtarët e Këshillit do të vendosin edhe për formimin e Komisioneve raportuese, të cilat do të punojnë mbi kërkesat e pranuara për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari ose kryetari gjykate.