Botë

Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

26.05.2015 12:37

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë, si dhe do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësuesve të Kosovës, të Serbisë dhe vendeve anëtare, të cilat do të reflektojnë për raportin, si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Raporti i sekretarit Ban përfshin periudhën nga 15 janari deri më 15 prill.