Rajon

Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së

05.11.2025 11:47

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së...

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
 
Përmes një postimi OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë.
 
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike.”, thuhet në postimin e OVL-UÇK.
 
Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.