Botë

Zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

05.11.2025 12:02

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar....

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla, njoftuan autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnjë.
 
Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë. Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.
 
Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiq, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë. Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiq, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.
 
“Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjës dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë.”, tha Nikshiq.