Maqedoni

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, 16 ankesa u dorëzuan në KShZ

05.11.2025 14:04

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur 16 ankesa...

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
 
Ankesat u paraqitën nga Haqim Ramadani, i mbështetur nga VLEN-i, në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në tetë qendra votimi në Bërvenicë. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Jovica Ilievski, i mbështetur nga VMRO – DPMNE dhe koalicioni, fitoi me 4.374 vota, ndërsa Ramadani fitoi 4.224 vota.
 
Koalicioni “Maqedonia Juaj” paraqiti dhjetë ankesa për dhjetë qendra votimi në Shuto Orizare. Edhe Unioni i Romëve ka paraqitur ankesa për Shuto Orizaren, për tre qendra votimi. Koalicioni “Përvoja për sukses”, i cili mbështeti Stevço Jakimovskin në Karposh, paraqiti ankesa për qendrat e votimit 2631 dhe 2613. Afati për paraqitjen e ankesave do të përfundojë sot në orën 16:30, 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve.