Futboll

Merr fund epoka Ancelotti te Reali i Madridit

26.05.2015 12:43

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i Real Madrid. Vendimin e klubit e ka komunikuar vetë presidenti madirlen, Florentino Perez pas mbledhjes së kryesisë pas një sezoni pa trofe...

Ai nuk ka dëgjuar ekipin që vlerësonte trajnerin italian si një profesionist dhe njeri. Ancelotti më herët ka deklaruar se do të pushonte për 1 vit nëse do të merrej vendimi që ai të mos ishte më trajner i Real Madrid.
 
Me këtë ekip ai u shpall kampion i Europës në 2014. Megjithatë në kryeqytetin spanjoll ka shkuar administratori i Milan, Adriano Galliani për të bindur Carlo Ancelotti, një mision tepër i vështirë shkruajnë mediat italiane.
 
Te Real Madrid tani pritet të shkojë Jurgen Klopp që ka lajmëruar largimin nga Borussia Dortmund pas 7 vitesh të suksesshme. Klopp pritet të firmosë për 3 sezone me një pagë vjetore prej 8 milionë euro.