Maqedoni
Meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell
06.11.2025 08:52
Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, në pjesët veriore të vendit do të ketë reshje lokale shiu...

Meteorologët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, në pjesët veriore të vendit do të ketë reshje lokale shiu dhe do të fryjë erë e lehtë me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri në 9°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17°C.
Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15°C.
Nën ndikimin e një serie të valëve të lagështa ajrore, nga sonte në mbrëmje deri të hënën, pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe reshje lokale shiu.
Në disa vende, reshjet do të jenë të dendura dhe më të mëdha, dhe gjatë 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 l/m²).
