Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, me vende-vende rrugë të lagështa

06.11.2025 09:05

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, me vende-vende rrugë të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, me vende-vende rrugë të lagështa, informon LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon që drejtuesit e mjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalizimin rrugor të vendosur dhe të drejtojnë me kujdes automjetet, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dhe gurë në rrugë. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.