Maqedonia dhe Bullgaria, marrëveshje për ndërtimin e tunelit hekurudhor
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8...

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8, me të cilin do të lidhen Shkupi dhe Sofja. Dokumenti, i cili i përcakton aktivitetet dhe detyrimet e të dyja shteteve, u nënshkrua në stacionin hekurudhor “Gjyushevo” nga zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe homologu i tij bullgar, Grozdan Karaxhov, në prani të përfaqësuesve nga KE, NATO, SHBA, bankat ndërkombëtare dhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler. Tuneli, me një gjatësi prej 2.4 kilometrash, do të ndahet pothuajse në mënyrë të barabartë mes dy vendeve. Nikolloski theksoi se me këtë marrëveshje realizohet një ëndërr shumëvjeçare për lidhje hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa Karaxhovi theksoi se po ringjallet një projekt më shumë se një shekull i vjetër.
