Maqedoni
Nuk ka rikonstruim të Qeverisë, Mickoski: Fokusi është te kongresi i partisë
06.11.2025 14:53
Për momentin nuk parashikohet rikonstruim të Qeverisë, por vetëm plotësimin e vendeve të liruara të ministrave...

Për momentin nuk parashikohet rikonstruim të Qeverisë, por vetëm plotësimin e vendeve të liruara të ministrave, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. Fokusi i tij në periudhën e ardhshme do të jetë kongresi partiak i caktuar për më 6 dhjetor në Kavadar dhe ndryshimet në fushën gjyqësore-prokuroriale. Ai gjithashtu mohoi se VLEN-i do të ketë resor më tepër në Qeveri.
“Kjo që Mexhiti tani do të jetë kryetar komune, nuk do të thotë se partneri ynë i koalicionit do të ketë një resor më shumë. Unë jam mandatar i asaj qeverie dhe normalisht që fjalën e fundit si mandatar i asaj qeverie, do ta kem unë. Rikonstruimi i Qeverisë nuk bëhet vetëm për t’u bërë. Duhet të mendohet mirë nëse zgjidhja e re kadrovike do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme. Është një proces që kërkon analizë të mirë. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë faktorët e Qeverisë dhe t’i dëgjoj.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Përndryshe në opinion janë përmendur emrat e disa oprej ministrave që do të ndërrohen. Në mesin e tyre është dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Ajo tha se do të respektojë çdo vendim të kryeministrit Mickoski.
“Vendi ka kryeministër, i cili e bart në shpinën e tij barrën më të rëndë për ndryshimet pozitive që po ndodhin dhe duhet të ndodhin në të ardhmen në Maqedoni. Këtu është e drejta e tij e plotë, që së bashku me organet e partisë të vendosë se kë do ta propozojë si qeveri dhe kë do të propozojë si ministër para Parlamentit. Çdo vendim të tij, absolutisht do ta respektoj.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ndërkohë, Mickoski nuk deshi të komentojë nëse kërkon dorëheqjen e liderëve të opozitës pas humbjes në zgjedhjet lokale. Kjo është çështje e tyre e brendshme, tha kryeministri Mickoski.
ERSAN PAJAZITI
