Maqedoni

Mickoski: I kënaqur nga vërejtjet e raportit evropian

06.11.2025 15:27

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, ku është theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë fare përpjekje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai thotë se nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese do të jemi më të mirët, e pastaj do të marrim veto të re dhe do të kemi probleme të reja. Mickoski megjithatë është i kënaqur nga vërejtjet në raport, sepse siç thotë, vendi nuk po kthehet mbrapa. Mickoski nuk mund të pajtohet me disa konstatime nga raporti se vendet e tjera të rajonit janë para Maqedonisë. Madje thotë se vendi në shumë fusha është shumë para Shqipërisë.
 
“Ka ngecje në disa fusha, të gjithë e dimë dhe të gjithë e kemi diskutuar e ajo është sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe për këtë shkak vazhdimisht them se nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor në Prokurori, e kështu me radhë. Unë nuk mund të pajtohem me konstatimin se disa vende të tjera janë para nesh. Për shembull, ne jemi shumë më përpara Shqipërisë, kushtimisht thënë, madje në tetë fusha jemi para Shqipërisë. Kështu që kur do të analizohet gjendja e shteteve cila është e gatshme dhe cila jo, vlerësimi objektiv është se Mali i Zi është e para, në vend të dytë jemi ne dhe Serbia, e më pas vijnë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, e kështu me radhë.”, u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.