Maqedoni
LSDM: Është raporti më i keq në dhjetë vitet e fundit
06.11.2025 15:45
Nga LSDM-ja thonë se raporti evropian e dëshmoi se kjo qeveri është e paaftë dhe anti-evropiane....

Derisa Mickoski është i kënaqur nga vërejtjet e raportit evropian, nga LSDM-ja thonë se raporti e dëshmoi se kjo qeveri është e paaftë dhe anti-evropiane.
“Komisioni Evropian jep vlerësime të qarta, të detajuara dhe objektive, ku tregohen pasqyra reale për atë se ku e solli Maqedoninë qeveria e Hristijan Mickoskit, në ngecje, kthim mbrapa dhe paralizë të tërësishme institucionale. Ky është raporti më i keq në dhjetë vitet e fundit. Nuk ka përparim në asnjë fushë, reformat janë bllokuar dhe qeveria nuk ka vullnet e as kapacitet të punojë në interes të qytetarëve dhe shtetit.”, thonë nga LSDM.
