Botë
OBSh, vaksinim për 44.000 fëmijë në Gazë, Farah: Suksesi i fushatës varet nga armëpushimi
06.11.2025 16:00
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar fushatë masive vaksinimi në Rripin e Gazës...

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar fushatë masive vaksinimi në Rripin e Gazës. Rreth 44.000 fëmijë të cilët nuk mundën të vaksinoheshin gjatë dy viteve të luftës midis ushtrisë izraelite, do të vaksinohen gjatë një periudhe 10-ditore kundër fruthit, shytave, rubeolës dhe poliomelitit. Dozat e ardhshme do të administrohen në janar. Pasi u regjistruan raste të poliomelitit në Rripin e Gazës, OBSh-ja nisi fushata vaksinimi kundër sëmundjes falë armëpushimeve të përkohshme të mëparshme në verën e vitit 2024 dhe shkurtin e vitit 2025. Megjithatë, megjithëse njësitë mobile të vaksinimit u vendosën në enklavën palestineze, ato nuk ishin në gjendje të arrinin të gjithë fëmijët.
“Faza e parë nga tre të planifikuarat do të fillojë këtë të diel dhe do të zgjasë 10 ditë, me vaksinime që do të zhvillohen në pothuajse 150 qendra shëndetësore dhe 10 klinika mobile në të gjithë Rripin e Gazës. Agjencitë theksojnë se suksesi i fushatës varet nga respektimi i plotë i armëpushimit, në mënyrë që familjet, profesionistët shëndetësorë dhe punonjësit humanitarë të mund të arrijnë në pikat e vaksinimit lirshëm dhe në siguri.”, - deklaroi zëvendëszëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.
OBSh-ja vlerëson se 20% e fëmijëve nën pesë vjeç nuk janë vaksinuar fare ose janë vaksinuar vetëm kundër disa sëmundjeve për shkak të luftës. Paralelisht me fushatën e vaksinimit, UNICEF-i, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, përgatitet të vazhdojë me një vlerësim të kequshqyerjes tek fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë që të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë sa më specifike të jetë e mundur. Sipas të dhënave të OBSh-së, shkalla e përgjithshme e vaksinimit në Rripin e Gazës para luftës ishte 98%, por tani vlerësohet të ketë rënë nën 70%.
FARIJE DAUTI BAKIU
