Botë
Filipinet, rritet numri i viktimave nga tajfuni Kalmaegi
06.11.2025 16:11
Numri i viktimave nga kalimi shkatërrues i tajfunit Kalmaegi nëpër Filipinet qendrore është rritur...

Numri i viktimave nga kalimi shkatërrues i tajfunit Kalmaegi nëpër Filipinet qendrore është rritur në të paktën 140 persona, ndërsa 127 të tjerë raportohen ende të zhdukur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Stuhia, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha, ka përfshirë disa qytete të provincës Cebu, duke përmbytur makina, banesa buzë lumenjve dhe kontejnerë të mëdhenj transporti. Mes viktimave janë edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri ushtarak që u rrëzua gjatë një misioni shpëtimi në zonat e goditura pas kalimit të tajfunit. Sipas raportimeve të shërbimeve meteorologjike, Kalmaegi po zhvendoset tashmë drejt Vietnamit, ndërsa autoritetet filipinase vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe përpjekjet për ndihmë ndaj mijëra banorëve të prekur.
