Maqedoni

U dogj një shtëpi në Balindol, Gostivar

26.05.2015 13:03

Në një zjarr, i cili shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e M.T (67) në afërsi të xhamisë në Balindol...

Në një zjarr, i cili shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e M.T (67) në afërsi të xhamisë në Balindol, u dogjën tërë orenditë për shtëpi. Gjatë zjarrit, në shtëpi nuk ka pasur askush, sepse pronari ka qenë në pushim.
 
Në thirrjen e fqinjëve, zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar dhe për një orë jo të plotë e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa dëmi fillestar tejkalon, 1,5 milionë denarë, informojnë nga SPB Tetovë.
 
Pas autorizimit nga prokurori publik sot në mëngjes është kryer ekspertizë dhe punohet në konfirmim e shkaqeve dhe dëmin e tërësishëm material./mia