Maqedoni
Raporti i progresit të KE-së për RMV-në, Rokas: Bëjini ndryshimet kushtetuese, filloni dialog
06.11.2025 16:56
Maqedonia e Veriut t'i implementojë ndryshimet kushtetuese. Kushtet për dialog janë dhe ky obligim të zbatohet. Ky ishte mesazhi i euroambasadorit Mihalis Rokas, me rastin e dorëzimit të raportit të progresit në duart e kryeministrit, Hristijan Mickoski.
“Progresi në ndryshimet kushtetuese mbetet në pritje, por ekzsiton mundësi serioze që të fillojë dialogu dhe të vazhdohet me obligimet ndaj ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh euroambasadori Mihail Rokas.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, me kritikë të madhe edhe për ngecjen e reformave gjyqësore dhe në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, plot tre vjet jurisprudenca nuk bën hapa përpara.
“Nuk është bërë progres në reformat gjyqësore dhe në luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet shumë e rëndësishme. Këto nuk janë vetëm standarte por themel i besimit të qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Për tre vite me rradhë, në këtë fushë nuk kemi progres domethënës, por megjithatë një përkushtim i ri mund ta bëjë dallim serioz. Të sigurohet pavarësia financiare gjyqësore, e lirë nga ndërhyrjet, do të ishte çelësi që do të rikthente besimin e opinionit dhe të vazhdohet me reformat”, theksoi Rokas.
Mickoski: Integrimi mbetet strategji, reformat, prioritet
Që sfidat ekzistojnë në pjesën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, pranon edhe kryeministri, Hristijan Mickoski. Sipas tij, këto probleme nuk mund të adresohen për shkak se mungon bashkëpunimi ndërinstitucional. Shefi i ekzekutivit siguron se qeveria mbetet e përkushtuar në rrugë eurointegruese, por jo nën presionet e jashtme dhe standartet e dyfishta.
“Polarizimi politik dhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes institucioneve, mbetet pengesa që e ngadalëson implementimin e reformave. Kjo qeveri jo vetëm se është e vetëdijshme për këto sfida, por po punon në tejkalimin e tyre. Janë vënë prioritete të reja në reformat gjyqësore, për rritjen e përgjegjësisë dhe në përcaktimin e kritereve të qarta për vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Në pjesën e antikorrupsionit, procesi i tërësishëm i digjitalizimit të furnizimeve publike dhe transparencës së shpërndarjes buxhetore, do të vazhdojë në vitin 2026”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Në raport me Administratën Publike, qeveria është e vendosur që ta ndërpresë modelin shumëvjeçar të partizimit dhe të vendos sistem ku konkurrenca dhe profesionalizmi do të jenë kriteret e vetme për avancim, tha Mickoski.
NEMRIN MULAKU FEJZULLAHU