Botë

Në Jemen 16 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm

26.05.2015 13:32

Dy të tretat e popullatës në Jemen nuk ka qasje në ujë të pijshëm, dy muaj pasi që filluan sulmet ajrore...

Dy të tretat e popullatës në Jemen nuk ka qasje në ujë të pijshëm, dy muaj pasi që filluan sulmet ajrore të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, kumtoi organizata humanitare "Oksfam".
 
"Sulmet ajrore, përleshjet dhe mungesa e karburantit kanë lënë edhe tre milionë njerëz të tjerë në Jemen pa ujë të pijshëm, kështu që gjithsej 16 milionë njerëz në vend janë në situatë të këtillë, thuhet në kumtesën e "Oksfam"-it.
 
Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite më 26 mars ka ngritur sulme ajrore mbi Jemenin me qëllim që t'i mundë kryengritësit./mia