Maqedoni

Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit që do të zgjasë 72 orë

07.11.2025 08:58

Gjorgjievski e filloi aksionin e madh për pastrimin e kryeqytetit...

Me mbi 100 kamionë dhe më shumë se 800 punëtorë, kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, e filloi aksionin e madh për pastrimin e kryeqytetit, i cili do të zgjasë 72 orë.
 
Në ndihmë të kryetarit të ri kanë ardhur mjete mekanike edhe nga qytete dhe komuna të tjera.
 
Kanë filluar edhe kontrollet inspektuese, ndërsa Gjorgjievski njoftoi se do të vendoset edhe afat kohor për atë kur qytetarët do të mund të hedhin mbeturina.
 
Paralelisht me aksionin filloi edhe “pastrimi” në ndërmarrjet publike – janë larguar persona që nuk punonin por merrnin paga, por dita e parë e punës së Gjorgjievskit hapi edhe dyshime për krim në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”.