Maqedoni

Moti i ndryshueshëm me reshje lokale shiu

07.11.2025 09:04

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme lokale shiu...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme lokale shiu, më të dendura në pjesët veriperëndimore dhe veriore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 5 deri në 11°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 17°C.
 
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët juglindore.