Maqedoni

Shkupi dhe Çairi zgjohen pa mbeturina, Mexhiti: Qyteti do të jetë krenaria e qytetarëve

07.11.2025 11:22

Pas disa muajsh të vështirë në të cilët Shkupi u mbulua me mbeturina për shkak të bllokadave dhe neglizhencës...

Pas disa muajsh të vështirë në të cilët Shkupi u mbulua me mbeturina për shkak të bllokadave dhe neglizhencës, mbrëmë filloi pastrimi i kryeqytetit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, dolën në terren me ekipet e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, “Parqe dhe Gjelbërim”, për të përkrahur aksionin e pastrimit. 
 
Kontejnerët, hapësira përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si rezultat i bllokadave dhe papërgjegjshmërisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina do të pastrohen, tha Mexhiti.
 
Ai shtoi se Shkupi nuk do të flejë mbi mbeturina, por do të zgjohet me ajër më të pastër dhe më të shëndetshëm, me rrugë më të pastra dhe një pamje të re. “Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin - qytetin që po e marrim në duart tona për ta pastruar, rregulluar dhe për ta bërë përsëri një burim krenarie për të gjithë qytetarët e tij.”, tha Mexhiti.