Maqedoni

Konstituohet Këshilli i Qytetit të Shkupit, u premtua transparencë dhe përgjegjësi

07.11.2025 15:02

Konstituohet Këshilli i Qytetit në krye me Dame Dimitrievskin....

Konstituohet Këshilli i Qytetit në krye me Dame Dimitrievskin. Në seancë janë verifikuar edhe mandatet e këshilltarëve. I përgjegjshëm në punën e tij premtoi të jetë kreu i Këshillit të kryeqendrës.
 
“Këtë nuk do ta vlerësoj vetëm si funksion, por si besim që e marr nga ju si qytetarë të qytetit të Shkupit, të cilët presin të jenë institucione që do të punojnë sinqerisht, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve.”, - deklaroi kryetari i Këshillit në Qytetin e Shkupit, Dame Dimitrovski.
 
Këshilltari Abdulselam Selami kërkoi që të investohet në të gjitha komunat e Shkupit dhe jo disa të lihen pas dore.
 
“Do të jemi opozitë konstruktive, opozitë e cila do të kërkojë nga kryetari i ardhshëm, edhe i Qytetit të Shkupit, por edhe nga kryetari i Këshillit komunal të qytetit, d.m.th. që ta mbajnë fjalën e dhënë se investimet në Shkup do të jenë investime në të gjitha komunat pa ndarë, d.m.th. e kërkojmë një Shkup të barabartë. Për atë e japim dorën e bashkëpunimit.”, - deklaroi këshilltari në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami.
 
I pranishëm edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai merr për obligim dhe qëllim që ta bëjë Shkupin shembull të pastërtisë, rendit, transparencës dhe të zhvillimit urban bashkëkohor.
 
“Ky këshill i zgjedhur nga besimi i qytetarëve ka detyrë historike që ta drejtojë Shkupin në zhvillim stabil, funksional dhe të qëndrueshëm. Të dëshmojmë se kur politika i vendos interesat e qytetarëve para të gjithave, rezultatet janë të dukshme, konkrete dhe të qëndrueshme. Nuk kemi kohë për eksperiment, por duhet që të gjithë së bashku të kapemi për pune, dhe këtë ta bëjmë menjëherë.”, - theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
Këshilli i Qytetit të Shkupit numëron 45 këshilltarë, duke përfshirë në këtë numër edhe kryekëshilltarin. 18 anëtarë nga VMRO-DPMNE-ja, nga gjashtë nga koalicioni VLEN, AKI-ja dhe E Majta, pesë nga radhët e LSDM-së, nga një nga Lëvizja “E di” dhe “Përvoja për sukses” dhe dy të pavarur.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU