Botë
Irani akuzon SHBA për ISIS
26.05.2015 14:01
Kritika ndaj Uashigtonit po shtohen për strategjinë e tij për Shtetin Islamik...

Gjeneral Major, Kasem Soleimani- komandat I në Lindjen e Mesme, tha se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera kanë dështuar për tu përballur me xhihadistët dhe se Irani po lufton përballë militantëve, i vetëm.
Gjeneral/Majori, komandant i forcave speciale Kuds, për mbrojtjen e interesave të Republikës Islamike, është shumë i njohur në Irak.
Agjencia e lajmeve MEHR, citon Soleimani të thotë se “Obama nuk ka bërë asgjë deri tani. A nuk tregon kjo se nuk ka asnjë vullnet në Amerikë për tu përballur me të?”.
Por kritikat ndaj administratës Obama janë shtuar edhe në Shtetet e Bashkuara. Xhon Mek Kein, senatori republikan dhe ish- Kandidati për zgjedhjet presidenciale tha se: “SHBA nuk ka strategji. Nëse është dikush që më thotë se ekziston një e tillë, dua të kuptoj çfarë është, sepse nuk është e dukshme dhe tani po dëgjojmë lajmet e tmerrshme në Palmira, ku ekzekutohen njerëz dhe trupat e tyre i gjen në rrugë”.
Ndërkohë Presidenti i Shtetet të Bashkuara thotë se “armiku më i madh është ndryshimi i klimës”- tha Mek Kein.
Prej të dielës, ushtria amerikane ka kryer 10 sulme ajrore në Siri dhe 25 sulme në Irak kundër ISIS.
Një video amatore e publikuar në Internet të hënën, tregon dëmet në Palmira të shkaktuar nga sulmet ajrore nga forcat ajrore siriane.
Por efektshmëria e sulmeve ajrore kundër ISIS është vënë në pikëpyetje.
