Maqedoni

Investime në hekurudha, filloi faza e parë e “Trenit të qytetit”

07.11.2025 15:44

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Qeverinë kanë inspektuar punimet për rikonstruimin e hekurudhës nga Zelenikova deri në Shkup....

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Qeverinë, Ministrinë e Transportit dhe drejtorin e Hekurudhave kanë inspektuar punimet për rikonstruimin e hekurudhës nga Zelenikova deri në Shkup. Autoritetet paralajmërojnë renovim të trasave aktuale, por edhe vendosjen e disa të rejave. Faza e parë përfshinë rikonstruimin e hekurudhës në gjatësi prej 2 km, me 7 stacione hekurudhore. 
 
“Mund ta paramendoni në çfarë gjendje e gjetëm vendin, vet fakti se që nga viti 1963 deri në vitin 1969 ky tren funksiononte, ndërsa tash tek në vitin 2025 po fillojmë të punojmë prapë në këtë projekt, dhe këto investime që po bëhen në infrastrukturë do të mbeten në histori.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
 
Po ashtu tek transporti hekurudhor është duke u punuar në relacionin nga Draçeva deri në Ilinden e gjatë 7.7 km, por vetëm për transportimin e mallrave, ndërsa vlera e këtij projekti kap shifrat e 3 milionë eurove, ndërsa rikonstruimi i hekurudhës nga Zelenikova deri në Shkup kushton 5.7 milionë euro, ndërsa të dyja këto trajektore priten të përfundojnë për 6 muaj. Në vitin 2026 pritet të ndërtohet trasa e dytë nga Vollkova deri në Shkup, kurse nga viti 2027 linja Miladinovc-Ilinden-Shkup. Sipas autoriteteve me trenin e qytetit, do të lehtësohet dukshëm transporti publik, por do të ndikojë edhe në pastrimin e ajrit.  
 
FITIM KRYEZIU