Vazhdon aksioni për pastrimin e Shkupit

08.11.2025 15:57

Ka vazhduar pastrimi i Qytetit të Shkupit nga mbeturinat...

Ka vazhduar pastrimi i Qytetit të Shkupit nga mbeturinat, të cilat kanë qenë aktuale gjatë muajve të kaluar, dhe ku ishin krijuar deponi gjithandej.

Sipas autoriteteve përveç kontenjerëve në rrugët kryesore, do të vazhdoj grumbullimi i mbëturinave edhe në rrugët anësore, por paraprakisht është duke u realizuar edhe pastrimi me ujë i të gjitha atyre vendeve, ku në të kaluarën kishte mbeturina.

Sipas të njëjtëve, punonjësit e Higjienës Komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punohet edhe në ndërime, ku për momentin në rrugët e Shkupit janë duke qarkulluar mbi 100 automjete, dhe qindra punonjës, dhe se gjendja do të jetë e tillë, derisa Qyteti i Shkupit të marrë pamjen që i takon.

Qytetarët shprehen të kënaqur nga ky aksion, dhe sipas tyre Qyteti i Shkupit ka filluar t’u ngjajë metropoleve të mëdha.

“Për qytetarët kjo është shumë e mirë, sepse kjo gjendje filloi të bëhet e pa durueshme”

“Më herët këtu nuk ke pas mundësi të kalosh nga erërat e këqija përshkak grumbullimit të mbeturinave”

“Nëse lëvizë nga bulevardi ‘Arradhat Partizane’ dhe sapo të shohin në kthesën e parë, mund të shihni shumë mbeturina dhe për ditë të tërra askush nuk ka kaluar ta grumbullon, dhe kjo gjendje nuk është e mirë, sepse realisht mund edhe të infektohemi”. – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.

MbEturinat do të grumbullohen edhe gjatë orëve të natës, ashtu sikurse ishte praktik në vitet e kaluara, dhe kështu qytetarët do të dinë se kur mund t’i hedhin mbeturinat në kontenjerët e caktuar. Poashtu pastrimI është duke realizuar edhe në pjesët e gjelbërta të cilat shërbejnë për rekreacion për qytetarët. Sipas autoriteteve, Qyteti I Shkupit filloi të pastrohet edhe para 72 orëve të cilat ishin dhënë si afat nga Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, por kërkuan që edhe qytetarët të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave. (Fitim Kryeziu, TVM2)