Zgjedhje në ASHAM, Zeqiri, anëtar i rregullt, Bejtuli, korrespedent
Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM)...

Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), janë zgjedhur dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes punuese, dhe dy anëtarë nderi.
ASHAM njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Blazho Boev.
Për anëtarë korrespondentë janë zgjedhur: prof. dr. Gordana Lazhetiq në Departamentin e Shkencave Shoqërore, prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov në Departamentin e Shkencave Teknike, prof. dr. Aleksandar Uzunov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike, si dhe prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Xheparovski në Departamentin e Arteve.
Për anëtarë jashtë përbërjes punuese janë zgjedhur: prof. dr. Stojko Stojkov nga Departamenti i Shkencave Shoqërore, prof. dr. Svetllana Mojsov nga Departamenti i Shkencave Mjekësore, prof. dr. Gordan Karaman nga Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Sibila Petlevski nga Departamenti i Arteve.
Për anëtarë nderi të ASHAM janë zgjedhur prof. dr. Trajçe Stafilov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Vlado Popovski në Departamentin e Shkencave Shoqërore.
Nga Akademia dhe udhëheqsia u shpreh kënaqësi për cilësinë e anëtarëve të sapozgjedhur, me pritshmërinë që ata të kontribuojnë në përcaktimin e drejtimeve strategjike për zhvillimin shkencor, kulturor dhe shoqëror. Me përfundimin e Asamblesë së 21-të Zgjedhore përmbyllet procesi që filloi në fillim të vitit, një sinjal për një qasje të kujdesshme dhe institucionalisht të rreptë ndaj rinovimit të stafit në institucionin më të lartë shkencor të vendit. (Armend Murseli, TVM2)
