Radev paralajmëron, "Bota Serbe" kërcënim për Ballkanin

08.11.2025 18:40

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev.

“Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, theksoi ai.

Ditë më parë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, paralajmëroi për rrezikun e projektit “Bota Serbe”, i cili synon të rindërtojë një pjesë të ish-Jugosllavisë me Serbinë në qendër.