Taksat e pikëpagesave rrugore, arkëtohen rreth 59 milonë euro
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore...

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka arkëtuar rreth 59 milonë euro nga taksa e pikëpagesave rrugore për nëntë muajt e parë të vitit.
Në shtator të këtij viti, qarkullimi në pikat e pagesës arriti në 402 milionë denarë, ndërsa në muajt e verës kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, përkatësisht në gusht u inkasuan mbi 494 milionë denarë.
Më fitimprurëse është pikëpagesa Romanovc, ndërsa më të ulëta janë të ardhurat në Kadrifakovë. Arkëtimi përmes sistemit “Open Balkan” në shtator arriti në rreth 10.5 milionë denarë.
Nga Ndërmarrja Pupblike thonë se pagesa elektronike ka arritur 35 për qind.
Në fazën përgatitore është projekti i paralajmëruar për plotësimin e MTag dhe Mkard dhe siç thonë nga Rrugët Shtetërore, pritet në një të ardhme të afërt përmes personave juridik të fillojë shitja me pakicë e pajisjeve M-TAG në të gjithë vendin.
